Tre persona janë arrestuar, nën dyshimin se gjatë periudhës qershor-tetor, kanë kryer vjedhje në disa markete në Prishtinë.
“Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se disa herë kanë kryer veprat penale ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje e rëndë’, kryesisht nëpër markete”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt. /arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend