Arrestohen tre persona në Pejë, ishin në kërkim për vrasje në tentativë dhe vjedhje

10:22 | 29 Gusht 2024
E.H

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar tre persona në Pejë, të cilit ishin në kërkim me urdhëresë të gjykatave.

Të arrestuarit ishin në kërkim për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Vjedhje e rëndë”

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datё 27/28.08.2024, ka realizuar tri (3) urdhëresa tё Gjykatave. Zyrtaret Policor kanë arrestuar tre (3) persona tё kërkuar pёr veprat penale:

Vrasje nё tentativë i dënuar me tri (3) vite burg
Vjedhje e rёndё i dënuar me katёr (4) muaj burg
Vjedhje i dënuar me gjashtë (6) muaj burg”, thuhet në njoftim.

Personat e arrestuar, janё dёrguar nё vujatje tё dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme