Tre persona janë arrestuar sot nga policia të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “vjedhja e rëndë”.
Të dyshuarit kanë vjedhur mjete dhe pajisje të ndryshme nga një shtëpi në fshatin Henc të Fushë Kosovës.
Sipas një njoftimi nga Policia, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia me këtë rast e kanë identifikuar edhe të dyshuarin e katërt.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Prishtinë, 27 shtator 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacionit policor të Fushë Kosovës, sot kanë tre të dyshuar lidhur me vjedhjen e mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme në nga një shtëpi në fshatin Henc të komunës së Fushë Kosovës.
Të dyshuarit;
A. O. 32 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
A. T. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
L. I. 21 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
pas arrestimit me aktvendim mbi ndalim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar një hetim për rastin vjedhje e rëndë.
Si vijimësi e veprimeve hetimore është identifikuar edhe i dyshuari i katërt i cili aktualisht është në arrati, porse policia po ndërmerr veprimet e nevojshme operativo- hetimore për lokalizimin e vendndodhjes së tij./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...