Arrestohen tre persona, e kishin sulmuar fizikisht një person

12:26 | 22 Tetor 2019
L G

Tre persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës si të dyshuar për sulm fizik të një personi.

Ngjarja ka ndodhur në Lipjan rreth orës 15:45.

Viktimës i ishin shkaktuar lëndime trupore, si pasoj e të cilave është detyruar të marrë tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar K/Shqiptarë, të cilët për shkak të një përleshje të mëhershme e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, bën të ditur policia.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme