Arrestohen tetë persona në lidhje me lojërat e fatit

09:48 | 10 Korrik 2019
arbresh.info

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori i Hetimeve, pas disa informatave të pranuara nga burime të sigurta, angazhimit të zhvilluar në terren për verifikim të informacionit si dhe veprimeve tjera hetimore është konfirmuar se në disa lokacione në Gjakovë është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, të cilat kohë më parë janë ndaluar me ligj.

“Policia e Kosovës ka siguruar urdhër-kontroll nga Gjykata Themelore në Gjakovë, ku me 09.07.2019 janë kontrolluar nëntë lokale të ndryshme, në të cilat është vërtetuar se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit. Operacioni policor është mbështetur nga Njësia Speciale Operative, Krim Teknika Gjakovë, njësi tjera relevante dhe inspektorë komunalë të KK Gjakovë”, bënë të ditur policia, shkruan arbresh.info.

Si të dyshuar nga policia janë arrestuar tetë persona:

  • I. B.                  viti i lindjes 1976        m.k.sh.
  • B. M.               viti i lindjes 1993        m.k.sh.
  • V. P.                viti i lindjes 1981        m.k.sh.
  • A. Sh.              viti i lindjes 1989        m.k.sh.
  • E. N.                viti i lindjes 1988        m.k.sh.
  • J. B.                  viti i lindjes 1980        m.k.sh.
  • L. A.                viti i lindjes 1992        m.k.sh. dhe
  • G. A.               viti i lindjes 1989        m.k.sh.

Si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar dëshmi relevantë që do përdoren në procedura të mëvonshme gjyqësore.

Të dyshuarit, pas intervistës, me vendim të prokurorit të PTH Gjakovë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme