Google ADS

Arrestohen shtatë të mitur të dyshuar për zjarrvënie në një shkollë në Lipjan

22:43 | 12 Prill 2023
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona të mitur në Magure të Lipjanit.

Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale vjedhje e rendë dhe zjarrvënie një ditë më herët në një shkollë në Magure.

“Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie të raportuar me datën 11.04.2023, në një shkollë në fshatin Magure”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendimin e prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme