Google ADS

Arrestohen shtatë persona në Gjakovë, ishin duke luajtur lojëra të fatit

08:37 | 10 Nëntor 2022
K.B

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje, më 9 nëntor, stacioni policor në Gjakovë përmes rrugëve operative dhe hetimore kishte pranuar informatë se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Gjakovë ishin duke zhvilluar lojëra të fatit (bixhoz të paligjshëm).

Sipas njoftimit, rreth orës 19:00 në koordinim me Prokurorin e Shtetit është realizuar kontroll në lokalin ku dyshohej se ishte duke u zhvilluar dhe organizuar bixhoz i paligjshëm.

“Gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur dhe arrestuar shtatë persona të cilët ishin duke luajtur lojën e fatit të ashtuquajtur ‘Barbut’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari me inicialet P.P., i lindur në vitin 1963, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ishte organizatori i lojës dhe pronari i lokalit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme