Google ADS

Arrestohen pesë persona, sulmojnë viktimën pas një mosmarrëveshje

13:57 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Janë arrestuar pesë të dyshuar në sheshin “Isa Boletini”, në Mitrovicë, të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull, shkruan arbresh.info.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur që viktima ka pësuar lëndime trupore ku pas tretmanit mjekësor është liruar.

Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit pesë personat e dyshuar lirohen nga stacioni Policor. Rasti në hetime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme