Google ADS

Arrestohen pesë persona nën dyshimet për “Falsifikim të dokumenteve”

17:56 | 11 Tetor 2023
E.K

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar 5 persona të cilët dyshohen se në mënyrë të organizuar si grup kriminal kanë kryer vepra penale si: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”,”Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabandimi me migrantë”.

Sipas njoftimit, operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës Jugore, i cili ka përfshirë 5 lokacione të ndryshme, përcjell Arbresh.info.

Gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, janë gjetur pajisje për prodhimin e dokumenteve të udhëtimit për në shtete të ndryshme të cilat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

21 pasaporta të shteteve të ndryshme evropiane,
5 leje qëndrimi, letërnjoftime dhe patentë shoferë të shteteve të ndryshme,
Pajisje dhe materiale te ndryshme elektronike që dyshohen për prodhimin e dokumenteve,
4 telefona mobilë,
1860 euro
48700 lekë
10 funta
395 lira turke
1 veturë me targa të Kosovës
1 veturë me targa të Shqipërisë

Të ngjashme