Arrestohen pesë persona në Viti, dyshohen për vjedhje të rëndë në një qendër tregtare

16:43 | 27 Nëntor 2023
E.H

Policia Rajonale e Gjilanit ka arrestuar sot pesë persona të dyshuar për grabitje dhe vjedhje të rëndë.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë si rezultat i kontrollit me leje të prokurorit të shtetit në gjashtë (6) lokacione të ndryshme në komunën e Vitisë, shkruan Arbresh.info.

Të arrestuarit janë G.S. (viti i lindjes 2004), M.M. (viti i lindjes 2000), Z.M. (viti i lindjes 2001), A.M. (viti i lindjes 2002) dhe M.B. (viti i lindjes 2001) .

“Me këtë rast është arritur të sigurohen prova se të njëjtit në bashkëveprim kanë qenë të përfshirë në një rast ‘’Vjedhje e rëndë’’ i ndodhur me datën 01.06.2023 dhe në një rast ‘’Grabitje’’ i ndodhur me datën 05.10.2023 në një qendër tregtare në qytetin e Vitisë. Të dyshuarit në këto raste kishin arritur që të vidhnin dhe grabisnin shuma të konsiderueshme të parave të gatshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Prokurori i Shtetit ndaj pesë të dyshuarve ka lëshuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Grabitje’’, ‘’Vjedhje e rëndë’’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme