Janë arrestuar pesë persona në Prishtinë, pasi të njëjtin janë përleshur fizikisht me mjete të forta.
Siç bëhet e ditur nga raporti i policisë, pesë personat e arrestuar kishin sulmuar fizikisht dy të tjerë.
Tutje në njoftimin nga policia thuhet se dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë zjarri pasi që në vendin ngjarjes është gjetur një gëzhojë.
“Prishtinë / 24.04.2024 – 23:00. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktimat meshkuj kosovarë. Dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë zjarri pasi që në vendin ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Dy viktimat dhe njëri prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor. Te gjithë personat e përfshirë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit