Pesë persona janë arrestuar pasi dyshohet se për shkaqe ende të panjohura janë përfshirë në një rrahje në rrugën “Dervish Qollaku” në
Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, një i dyshuar për shkak se ka pësuar lëndime nuk është arrestuar dhe gjendet në QKUK, shkruan Arbresh.info.
me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Dervish Qollaku, Prishtinë / 07.09.2024 – 03:35. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse një i dyshuar mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime dhe nuk është arrestuar gjendet në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025