Një polic së bashku me katër qytetarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Inspektorati Policor i Kosovës njofton se të njëjtit dyshohet për kryerjen e veprave penale ,“Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”,“Armëmbajtje pa leje”, “Dhënie ndihme kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale” dhe “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, përcjell Arbresh.info.
Operacioni i Inspektoratit është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni zhvillua në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrolleve të lokacioneve të ndryshme hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar gjësende të ndryshme përfshirë: disa telefona mobil, dy USB para të gatshme, dy pistoleta etj.
Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së./Arbresh.info/
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...