Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në ora 00:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Gërlic të Ferizajt një lokal nate po punonte në kundërshtim me vendimet Qeverisë së Republikës për masat Covid-19.
Në lidhje me këtë, policia së bashku me Inspektorët e AUV-it të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH ) kanë dalë në këtë lokacion dhe aty kanë parë se lokali ishte i hapur dhe brenda ishin disa persona.
“Gjatë kryerjes së detyrave zyrtare policia dhe inspektorët kanë hasur në rezistencë duke u kanosur nga një person dhe duke u penguar nga disa të tjerë. Edhe përkundër përpjekjeve të policisë që të kryejnë detyrat e tyre zyrtare, të detyruar nga veprimet e pesë ( 5) personave që në mënyrë aktive kanë penguar punën e policisë, të njëjtit persona i kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizajt, ndërsa të gjithë personave tjerë që ishin aty pesëmbëdhjetë(15) u janë shqiptuar gjoba për mosrespektim të orarit të lëvizjes”, njofton policia.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, një të dyshuari me inicialet H.S (M/K) 52 vjecar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa katër personat tjerë janë liruar për procedurë të rregullt.
Ky rast iu ka referuar Sektorit Rajonal të Hetimeve për procedura të mëtejme hetimore, njofton tutje policia. /arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...