Një burrë dhe gra janë arrestuar pasi dyshohen për veprat penale mundësim apo detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “Hetimi paraprak dhe arrestimi i të dyshuarve është bërë në koordinim me prokurorin e rastit. Të arrestuarit në këtë rast janë: L.P., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar), B.H., (viti i lindjes 1993, femër kosovare), dhe A.B., (viti i lindjes 1994, femër kosovare). Të arrestuarit dyshohen se kanë konsumuar veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe ‘bashkëkryerje’”.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit dy nga të dyshuarit (L.P. dhe B.H.) janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndaj të dyshuarës A.B., do të zhvillohet procedurë e rregullt gjyqësore.
Si prove material, të cilat do të përdoren në procedurë të mëtejme gjyqësore, janë sekuestruar dy telefona mobil dhe një DVR.
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...