Arrestohen një burr dhe një grua për disa vjedhje të rënda në Ferizaj

14:07 | 6 Gusht 2024
R J

Në Ferizaj, më 5 gusht 2024, rreth orës 22:00, policia ka arrestuar dy individë të dyshuar për vjedhje në qytet. Të dyshuarit janë A.M, një burrë 40 vjeçar, dhe A.Q, një grua 24 vjeçare.

Ata dyshohet se janë përfshirë në disa vjedhje gjatë periudhës korrik-gusht 2024:

  • Më 31.07.2024, në një lokal në rrugën “Drtion Islami”, dyshohet se kanë vjedhur 1050 euro.
  • Më 02.08.2024, në një lokal në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, dyshohet se kanë vjedhur 150 euro.
  • Po më 02.08.2024, në rrugën “Vëllezrit Gërvalla”, dyshohet se kanë vjedhur 60 euro, pije të ndryshme dhe cigare.
  • Më 03.08.2024, në një lokal në rrugën “Cen Dugolli”, dyshohet se kanë vjedhur 100 euro.

Hetuesit janë duke vazhduar me hetimet për të verifikuar nëse ata janë të përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

Pas intervistimit dhe në prani të avokatit mbrojtës, prokurori ka vendosur që të dyshuarit të mbahen në arrest për 48 orë për procedura të tjera hetimore.

Të ngjashme