Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, si dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar (Gjermaninë), pas hetimeve disamujore dhe shkëmbimit të informacioneve me Autoritetet Gjermane, gjatë ditës janë kontrolluar 13 lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri, ku janë arrestuar nëntë persona të dyshimtë (disa prej tyre në flagrancë).
Bazuar në dyshimet e mbledhura gjatë hetimeve, është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i bazuar që të dyshuarit me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z dhe H.B., në bashkëveprim me njëri tjetrin, me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme, përmes sistemeve kompjuterike kanë komunikuar përmes e-maileve dhe telefonit me viktimat, kryesisht shtetas të huaj, të cilët i kanë mashtruar dhe më pas detyruar që përmes institucioneve mikro-financiare që operojnë në Republikën e Kosovës, të ju dërgojnë mjete financiare (para) në vlera të ndryshme.
Po ashtu, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar, të gjitha provat relevante të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale
Gjithashtu, në cilësi të provave janë sekuestruar: 35 shtëpiza kompjuteri, 31 monitorë kompjuteri; 4 llaptopa; një veturë Audi A8; 15 telefona mobil; pesë USB; 53 , CD; dy revole me gaz; 52 copë municion; Dokumentacion i ndryshëm (fletore, dorëshkrime etj.).
Me urdhër të Prokurorit të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, tetë (8) të dyshuarit me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z janë dërguar në mbajtje, ndërsa, e dyshuara me inicialet H.B., është liruar në procedurë të rregullt. /arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...