Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Në një komunikatë për media nga policia, thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Rënda në mbështetje të Njësisë Speciale Operative, ka realizuar një operacion të gjerë policor të mbështetur edhe në urdhëresën e gjykatës për urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme, Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.
“Operacioni policor është realizuar mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së disa personave të dyshuar në veprat penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e policisë. Aty thuhet po ashtu se pas intervistimit të personave të dyshuar, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim 48 orë ndaj dy personave të dyshuar, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjatë kontrollit të shtëpive, sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar,armë me karikator, pushkë, kompjuter, gjashtë telefona celularë, disa fletore dhe USB.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...