Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën Krim të Organizuar Trans Nacional.
Sipas policisë, pas hetimeve që zgjatën dy vite, sot u arrestuan të dyshuarit, në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Italisë, Zvicrës dhe Austrisë, shkruan Indeksonline.
Ja njoftimi i plotë:
Sot me 14 mars 2018 në rajonin e Prizrenit-Dragashit Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e asistuar edhe nga Njësitet e Specializuara, pas një periudhe hetimore rreth dy vjeçare ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “PORTA”, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar për përfshirje në Krim të Organizuar Trans Nacional.
Këtij operacioni policor i ka paraprirë edhe një bashkëpunim i vazhdueshëm me autoritetet policore të shteteve nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Italia, Zvicra dhe Austria, ku në të gjitha operacionet e përbashkëta policore deri më tani janë arrestuar rreth njëqind (100) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave narkotike dhe prova të tjera materiale.
Ndërsa sot përveç arrestimit të katër personave të dyshuar, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe rreth një (1 kg) substance e dyshuar marihuanë, një pushkë gjuetie, një karikator i zbrazet i cili i përket AK 47, dhe mjete të ndryshme që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike.
Në tërësi gjatë periudhës dy vjeçare në Republikën e Kosovës dhe shtetet e lartcekura, operacionet e përbashkëta kanë rezultuar me:
– Arrestimin e rreth 100 personave të dyshuar
– Sekuestrimin e rreth 28 kg heroinë,
– Sekuestrimin e rreth 170 kg mariuhanë,
– Rreth 60 kg substanca tjera të dyshuara,
– Rreth 200 000 euro,
– 11 automjete dhe
– Prova të tjera të cilat shërbejnë për procedure të mëtejme penale.
Hetimet dhe operacionet janë realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës në Prishtinë, me urdhër të së cilës personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes.
Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në rrugën Prish...
Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova ...
Osmani takon Sheikha Moza bint Nasser, diskutojnë për bashkë...
Shefja e UNMIK-ut e quan “incident” sulmin në Ba...
Prokurorë nga SHBA vizituan institucionin e Prokurorit të Sh...
Deklarata e Haxhiut për pronën në Veternik, reagon PSRK: Dek...