Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për vënien në qarkullim të 10 mijë dollarëve të falsifikuar dhe armëmbajtje pa leje.
Siç njofton Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur nga NJSO-ja dhe Krim Teknika e DPP-së, sot më datë 22 korrik 2021, ka kryer kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personave të dyshuar: H.K. (1988), S.K. (1970), V. K. (2001) dhe V.K. (2000), nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i parasë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Këta të dyshuar që në janar 2021, në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim shumën prej 10,000 dollarëve amerikanë në qytetin e Pejës dhe Prizrenit, të cilat më vonë është konstatuar se ishin të falsifikuara.
“Me qëllim të hetimit dhe gjetjes së dëshmive shtesë janë aplikuar masa të fshehta të hetimit prej nga është arritur të sigurohen dëshmi relevante që do të përdorën në procedurë të mëtejme”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit është gjetur edhe një armë ‘AK-47’ një karikator, 14 fishekë të cal. 7.62, në pronësi të të dyshuarit S.K. ndaj të cilit ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” e sanksionuar nga neni 366 i KPRK-së.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar si provë materiale dy ‘Iphone’ 6S dhe një ‘Iphone’ XS Max.
Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...