Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për disa grabitje të armatosura.
Në njoftim bëhet e ditur se hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme, kanë arrestuar katër persona të dyshuar për së paku dhjetë vepra grabitje të cilat janë kryer nën kërcënimin e armëve.
Personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshitë në rastet e grabitjeve, që kanë ndodhë në pompa derivatesh, markete kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Personat e dyshuar:
• F.M, mashkull, 34 vjeç
• F.M, mashkull, 32 vjeç
• A.S, mashkull, 34 vjeç dhe
• XH.S, mashkull, 41 vjeç, janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, derisa po tentonin të largoheshin nga Kosova.
Personat e dyshuar pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit