Google ADS

Arrestohen katër persona në Rahovec, u përleshen mes veti – përdoren edhe armë

09:44 | 2 Gusht 2023
E.H

Katër persona janë arrestuar dje në Rahovec, pasi janë përleshur në mes veti pas një mosmarrëveshje që kishin pasur, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, fillimisht ishin përleshur dy prej tyre, e më pas njërit i kanë ardhur në ndihmë edhe dy të dyshuar të tjerë, duke e sulmuar fizikisht të dyshuarin.

Njëri prej të dyshuarve, ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të panjohur, por që posedonte leje për armë.

“Rahovec 01.08.2023 – 18:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, ku fillimisht pas një mosmarrëveshje në mes të dy të dyshuarve të cilët ishin përleshur në mes veti, në ndihmë njërit prej tyre i kishin shkuar edhe dy të dyshuar tjerë dhe kishin sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër. I dyshuari kishte shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të panjohur për të cilën armë posedon leje”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit, kanë pranuar tretman mjekësor e më pas janë dërguar në mbajtje.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari kanë sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë me 136 fishekë, 113 fishekë të pistoletës me gas dhe tri gëzhoja. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme