Google ADS

Arrestohen katër persona në Han të Elezit, u rrahën mes vete

09:40 | 25 Gusht 2024
E.G

Katër persona janë arrestuar në Han të Elezit pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.

Sipas policisë, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR Hani Elezit 24.08.2024-11:00. Janë arrestuar katër te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme