Google ADS

Arrestohen katër persona në Gjilan për falsifikim të parasë

14:46 | 6 Tetor 2022
E.H

Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar një ankes se në një bankomat të një bankë në Gjilan janë deponuar para te falsifikuar me vlerë prej 100 euro.

Përveç kësaj për një afat të shkurtër kohorë janë pranuar në stacionin policore Gjilan edhe tri raste të tjera të falsifikimit.

“Drejtoria Rajonale e Policis Gjilan, Stacioni Policor Gjilan nga një bankë komerciale në qytetin e Gjilanit ka pranuar ankesë se në një bankomat të kësaj banke janë deponuar para të falsifikuara në vlerë prej 100 €. Po ashtu  Stacionin Policor Gjilan gjatë një periudhe të shkurtër kohore ka regjistruar edhe tri (3) rast të tjera të falsifikimit të prasë”, thuhet në njoftimin për media.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas provave të mbledhura ka arritur të arrestoj katër persona A.M., E.D., L.M., dhe R.D, të cilët në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim para të falsifikuara.

“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune të organizuar mirë operacioanle ka arritur që të siguroj prova të mjaftueshme se katër të dyshuar Kosovar Shqiptar A.M. (2004), E.D. (2004), L.M. (2004) dhe R.D. (2002) në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim në qytetin e Gjilanit bankënota të falsifikuara të vlerës 100 €”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Falsifikim i parasë’’ dhe katër të dyshuarit e lartëcekur të ndalen në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme