Arrestohen katër persona në Ferizaj, njëri prej tyre shtetas i Maqedonisë

10:00 | 7 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar katër persona.

Sipas policisë janë arrestuar tre meshkuj kosovarë dhe një shtetas i maqedonisë së veriut, pasi që dyshohet se për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të RMV-së, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë/arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme