Policia austriake ka arritur ka arritur të arrestojë katër kosovarë të cilët dyshohen për vjedhje.
Që nga gushti i këtij viti, disa vjedhje kanë ndodhur në zyrat e një rrjeti supermaketesh në Austrinë e Epërme dhe në Salzburg
Mënyra se si janë futur ata në zyrat e këtyre supermarketeve tregon për një përgatitje profesionale, shkruan nachrichten.at. Ata nuk kanë thyer as dyer dhe dritare, por hyrjen brenda këtyre zyrave e kanë bërë përmes mureve.
Shënjestra e kryerësve të këtyre vjedhjeve ishin kasafortat me para.
Në natën e 27 shtatorit 2021, megjithatë, të katër personat u arrestuan në Seekirchen(Salzburg) derisa përpiqeshin për një vjedhje tjetër.
Të arrestuarit janë dy 34 vjeçarë dhe dy 35 vjeçarë, të gjithë shtetas kosovarë. Njëri prej të arrestuarve ishte i kërkuar me urdhër arresti evropian. Një tjetër i arrestuar iu është ndaluar të qëndroje në Austri përshkak të krimeve të mëparshme të vjedhjes. I njëjti i cili kishte urdhër arresti, kishte kryer një numër vjedhjesh nëpër shtëpia të ndryshme në Austrinë e Epërme në vitin 2015 dhe deri më tash nuk kishte arritur të bie në dorë të policisë. Personi tjetër i arrestuar ishte ilegalisht, pa leje qëndrimi në Austri. Të arrestuarit u dërguan në burgun e Welsit me 28 shtator 2021.
Dëmi i shkaktuar nga vjedhjet deri më sot është i konsiderueshëm dhe arrin një shumë prej pesë shifrash. /albinfo
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...