Gjashtë persona janë arrestuar ndërsa janë sekuestruar pesë armë në rajonin e Prishtinës.
Sipas Policisë, nga pesë të arrestuarit, dy prej tyre janë të mitur, shkruan Arbresh.info.
“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, gjatë fundjavës nga zyrtarët e stacionit policor Jugu, Veriu në Prishtinë dhe të stacionit të Podujevës, në katër raste të ndara, janë arrestuar 6 persona të dyshuar për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje, të cilëve u janë gjetë dhe sekuestruar pesë armë.”, bën të ditur policia.
Me vendim të prokurorit të shtetit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërkaq që ndaj tyre kanë nisur procedurat për veprat e sipërshënuara./Arbresh.info.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë