Gjashtë persona janë arrestuar pasi që janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje në Pejë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, katër nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 27 copë fishek.
“Pejë 31.12.2023 – 12:30. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 27 copë fishekë. Gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...