Gjashtë persona janë arrestuar nga hetuesit e stacionit policorë në Lipjan, pasi që dyshohet se kanë kryer vjedhje të rëndë në një punëtori në Janjevë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku janë vjedhur gjësende që arrijnë vlerën e rreth 150,000 euro.
“Rasti ka ndodhë në Janjevë, saktësisht në një objekt (punëtori), ku të vjedhura janë raportuar gjësende që arrijnë vlerën rreth 150000 euro:
pjesë të makinave për përpunimin e plastikës,
mjete të ndryshme të punës,
10 kallëp të metalit për përpunimin e plastikës,
8 nxemse që shërbejnë për shkrirjen e plastikës,
5 pompa uji ,
1 trafo e rrymës/ furnizues për makinën e shkrirjes së plastikës etj, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tre nga personat e arrestuar, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit me vendim të prokurorit, i kanë dorëzuar gjësendet e sekuestruara, pronarit legjitim./arbresh.info/
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...