Arrestohen fajdexhinjtë që për 1000 euro kërkonin 24 mijë euro kthim

14:14 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion të suksesshëm në dy komuna, Shtime dhe Lipjan.

Organet e rendit kanë vënë në pranga dy të dyshuar për vepra penale; Fajde, armë mbajtje pa leje, kanosje dhe shtytje në vetëvrasje.

“Të njëjtit dyshohet se një personi (emër i njohur për redaksinë) në fillim të vitit ia kanë marrë 1000 euro dhe tani i kanë kërkuar shuma marramendëse, 20 mijë euro”, thotë ky burim.

Vlen të theksohet se gjatë presioneve viktima për pak sa nuk ka kryer vetëvrasje.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme