Google ADS

Arrestohen edhe personi i dytë lidhur me rastin e plagosjes në Prishtinë

16:20 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

 Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me plagosjen e avokatit Azem Vllasi ka arrestuar dy persona.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, lidhur me rastin në fjalë janë arrestuar deri tani dy (2) persona të dyshuar, ku njëri prej tyre (M. J. Viti 1956) dyshohet se është kryerësi i kësaj vepre, ndërsa personi i dyshuari i dytë është (A.LL. viti 1964). Po ashtu Policia e Kosovës  ka arrite ta gjejë edhe armën (revole) e cila dyshohet se është  përdorur në rast (së bashku me silenciator), e cila është sekuestruar si provë materiale”, thuhet në komunikatën e Policisë, shkruan Arbresh.info

Sipas komunikatës, njësitet policore janë në realizim e sipër të hetimeve intensive lidhur me rastin, ku kanë kryer bastisje në lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe disa dokumentacione dhe dëshmi tjera relevante që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme