Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në Prishtinë

19:05 | 7 Gusht 2023
E.G

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për zjarrvënie të një veture në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë të moshës 61 dhe 25 vjeçare, shkruan Arbresh.info.

“Rasti ka ndodhur me datë, 03.08.2023, në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë, me ç’ rast ishte djegur një veturë Audi me targë Kosove, e cila atë moment ishte e parkuar.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“S. Sh. 61 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dheB. K. 25 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë.”, thuhet tutje.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërgaur në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme