Sot është bërë varrimi i të riut 16-vjeçar, Aulon Zeka i cili u vra një ditë më parë në Prishtinë.
Ndërkohë Indeksonline mëson se pikërisht në orët e mbrëmjes janë arrestuar dy persona lidhur me rastin.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për Indeksonline se është bërë arrestimi i një mashkulli dhe një femre.
“Në orët e mbrëmjes ndaj dy personave është shqiptuar masa e arrestit policor, të cilët me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë për t’i proceduar më tej fazat tjera të procesit hetimor” ,ka thënë Borovci.
Sipas Borovcit, dy të dyshuarit e arrestuar janë të mitur.
“Dy të arrestuar, një femër dhe një mashkull që të dy të mitur, Policia po zhvillon hetimet lidhur me dyshimet e ngritura nëse të njëjtit ndërlidhen në ndonjë forme me rastin në fjalë”, ka përfunduar Borovci.
Ndryshe gjatë ditës së sotme Indeksonline ka raportuar se i dyshuari për vrasjen e të riut 16 vjeçar është Guxim Hadri i cili nuk jeton në shtetin e Kosovës.
Po ashtu gjithnjë sipas burimeve të Indeksonline, motivet e vrasjes së Aulon Zekës kishin të bënin me një lidhje dashurie.
Vizita e Trendafilovas me 13 maj, OVL-UÇK: Kjo është datë e ...
Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin pë...
Aksident zinxhiror në “Rrugën B”, lëndohen katër persona
Mungesë e madhe për Real Madridin para El Clasicos
Këtë të premte Toka “përshëndetet” nga një asteroid
Sali Berisha fton emigrantët të votojnë në Shqipëri