Dy persona janë arrestuar sot në Gjilan, të dyshuar se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Siç thuhet në njoftim, të dyshuarve u është konfiskuar një armë zjarri e llojit Zorak 917-T e kalibrit 9mm dhe një karikator i zbrazët.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 22.08.2023 ka arrestuar dy të dyshuar B.A. (viti i lindjes 1976) dhe F.E. (viti i lindjes 1995) meshkuj kosovar shqiptar. Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova se me datën 14.08.2023 në një fshat të Gjilanit gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë me armë zjarri”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, rasti do të procedohet në prokurorinë themelore./Arbresh.info/
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?