Dy persona të moshës 23 dhe 21 vjeç janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë të dyshuar për dhunimin e një vajze 21 vjeçare.
Sipas PK-së, ata dyshohet se bashkë edhe me dy perosna të tjerë më 20 janar të vitit 2021 kishin dhunuar një femër.
Komunikata e plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht, Njësia e Hetimeve të Përgjithëshme, ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për një rast të Dhunimit.
Rasti është raportuar në polici më datë 20.01.2021, ku dyshohet se një person ( femër e lindur në vitin 2001), është dhunuar nga katër persona të dyshuar.
Që nga dita e raportimit, policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu bastisjet në lokacione të ndryshme si edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo policore, që rezultuan me identifikimin e personave të dyshuar:
– A. O, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
– D. R, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Pas arrestimit me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./arbresh.info/
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...