Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e operative në kuadër të implementimit të operacionit “Dorëza” me qëllim godijen dhe kapjen e individëve dhe grupeve kriminale që kohëve fundit kanë qenë të implikuar në kryerjen e veprave të grabitjeve të armatosura.
Specialist për hetimin e rasteve të grabitjeve të mbështetur edhe nga njësi tjera të specializuara konkretizuan sot punën e tyre hetimore e cila rezultoi me arrestimin e dy të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 20.01.2021 në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, me c’rast nën kërcënimin e armës kishin grabitur një vlerë të konsiderueshme parash nga një biznes farmacie.
Arrestimi u krye në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, përderisa policët e përfshirë në operacion pas një observimi paraprak ndaluan veturën Audi A3, me targë Kosove, me të cilën po qarkullonin të dyshuarit,
M. K, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si
K. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
të cilët menjëherë u arrstuan nga ana e policisë.
Ndërkohë që policia ka ushtruar kontrollë të detajuar ndaj të dyshuarve dhe veturës ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj edhe;
• Një revole, model i vecantë,
• Dy kapele maskë,
• Një palë doreza, si dhe,
• Gjësende të tjera të cilat nga hetimet e kryra nga ana e policisë dyshohet të jenë përdorur në rastet që janë hetuar.
Ndërlidhur me ndriqimin e plotë të rrethanave të rasteve që po hetohen nga ana e policisë, pas arrestimit janë kryer edhe tri operacione të bastisjes në tri lokacione të ndara, dy nga to në regjionin e Mitrovicës dhe një ne Prishtinë, me crast janë gjetur dhe sekuestruar edhe ;
• Një sasi substance narkotike (dyshohet të jetë e llojit Canabis)
• Një thikë,
• Dy maska,
• Dy shufra metalike, si dhe,
• Një palë tuta sportive dhe një pallto (që dyshohet të jenë përdorur në rastet që po hetohen).
Ndaj të dyshuarve për të cilët është ndgritur dyshimi i arsyeshëm se të njejtit janë të përfshirë në disa raste të grabitjeve me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, përderisa po kryhen veprimet vijuese hetimore në procedim të mëtejm të rastit.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...