Dy shqiptarë janë arrestuar nën akuzën se kanë përdhunuar një turiste 23 vjeçe në Kretë, raportojnë këtë të mërkurë mediat greke. Një prej tyre madje, ka filmuar edhe aktin.
Sipas të njëjtave burime: hetimi nisi të dielën në mëngjes kur Autoriteti Qendror Portual i Rethymno-s u informua nga policia lokale se në spitalin e qytetit është paraqitur një e re e cila ka denoncuar se ka rënë pre e një përdhunimi në port nga dy persona të panjohur. Zyrtarët e Autoritetit të Portit arritën në spital dhe menjëherë filluan hetimet ndaj dy personave që u denoncuan nga 23-vjeçarja nga Finlanda.
Media lokale “ekriti.gr” raporton se, vëzhgimi i kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore i lejuan punonjësve të Autoritetit Portual të identifikonin dy personat e dyshuar për përdhunimin. Ata janë dy shqiptarë të moshës 21 dhe 23 vjeç. Identitetet e tyre nuk bëhen me dije. Të dy kanë deklaruar në dëshmitë e tyre se akti është kryer me pëlqimin e vajzës.
Pas arrestimit, ata u dërguan në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Rethymno-s, ku qëndruan deri në mëngjesin e sotëm. Këtë të mërkurë raportohet se gjykata vendosi si masë sigurimi ndaj tyre, lirimin me kusht.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...