Arrestohen dy serbë, keqpërdorën veturën zyrtare

15:51 | 12 Gusht 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Një femër dhe një mashkull shtetas serbë cilët me veturën e Komunës së Zveqanit kishin dashur të shkonin në Rashkë të Serbisë, por nuk kishin pasur autorizim ta përdornin veturën jashtë shtetit të Kosovës.

Policia e Kosovës në një komunikatë ka njoftuar se të dyshuarit nuk janë lejuar të kalojnë kufirin me atë veturë dhe janë kthyer mbrapa.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme