Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim.
Sipas policisë persona në fjalë janë të moshës 24 dhe 25 vjeç dhe dyshohen se kanë marrë nga viktimat (kopje dokumentesh) të dhënat personale , duke u premtuar atyre, se do t’ua rregullojnë vizat e punës për vende të Bashkimit Evropian.
“Mbështetur në rezultate e para të hetimit është ngritur dyshimi i arsyeshëm se ky mashtrim ka ndodhur në vazhdimësi, për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga ta arrin mbi 20 qytetarë të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Në vazhdën e pandërprerë të punës intensive të strukturave policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë- Prishtinë, me synim dhe në drejtim të përmirësimit në vazhdimësi të parametrave të rendit dhe të sigurisë, duke i dhënë përparësi luftës kundër kriminalitetit dhe veçanërisht rasteve të fundit të mashtrimit, të paraqitura në stacionet policore, strukturat rajonale të hetimit të krimit kanë organizuar punën e tyre në drejtim të kapjes së personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastet në fjalë.
Kësisoj më datat 22 dhe 23 tetor 2109, pas një pune të shkëlqyer hetimore dhe veprimeve të avancuara operative – taktike, në një operacion të gjerë të ndërmarrë nga ana e hetuesve të njësitit të hetimeve të përgjithshme janë arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim.
Personat e dyshuar; A. E, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K. G, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se kanë marrë nga viktimat (kopje dokumentesh) të dhënat personale, duke u premtuar atyre, se do t’ua rregullojnë vizat e punës për vende të Bashkimit Evropian, dhe të njëjtit me të dhënat e tyre kanë aplikuar për kredi (Online), duke përfituar kështu shuma të ndryshme të parave.
Mbështetur në rezultate e para të hetimit është ngritur dyshimi i arsyeshëm se ky mashtrim ka ndodhur në vazhdimësi, për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga ta arrin mbi 20 qytetarë të ndryshëm.
Andaj marrë në konsideratë këtë fakt, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për ta mundësuar dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të këtyre personave. Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të dërgohet në institucionet kompetente.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...