Google ADS

Arrestohen dy persona, tentuan të vidhnin para nga një bankomat në Kijevë

16:06 | 7 Shkurt 2020
A. B.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Stacioni Policor në Malishevë, ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, policia ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në dy lokacione të ndryshme në territorin e Komunës së Malishevës dhe gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ,,Vjedhje e Rëndë” e mbetur në Tentativë të ndodhur me datë 20.01.2020 në ora 02:40 në fshatin Kijevë ku dy persona të maskuar , kanë tentuar që të kryejnë vjedhjen e të hollave në Bankomatin e TEB Bankës.

Gjate punëve operativo-hetimore hetuesit policor nga stacioni policor në Malishevë kanë mbledhë dëshmi lidhur me rastin si dhe gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi te ndryshme.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

M.M. m /k/ sh 29 vjeçar.

F.K. m /k/ sh 29 vjeçar.

Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani tjetër dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit:

Një automjet të tipit Renault Llugano

Dy maska

Dy palë dorëza

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme MinistarstvoUnutrašnjih Poslova/Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Rajonale e Policisë -Gjakovë Regionalna Policijska Direkcija/Regional Police Directorate

Një qantë krahu

Një duks ngjyre e zeze

Një pallto reflektuese me kapelë

Një kapelë të zeza

Dy jelek reflektues-trafiku

Një palë atlete

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /arbresh.info/

Të ngjashme