Google ADS

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

18:47 | 1 Korrik 2024
E.G

Dy persona të dyshuar për vjedhje janë arrestuar sot në Prishtinë.

Sipas njoftimit, rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme në intervalin kohor prill – qershor 2024, shkruan Arbresh.info.

“Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar sot, me ç’ rast kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: A. C , mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe A. C , mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personat e dyshuar pas arrestimit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, njofton Policia e Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale