Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

12:05 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë në bashkëpunim me njësitet policore të Lipjanit dhe Ferizajt, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për një rast Vjedhje Grabitqare.

Rasti ka ndodhur më 21 gusht 2017 në Prishtinë, saktësisht në një dyqan në lagjen Dardania, ku nga personat e dyshuar viktimës (femër), i janë grabitur para të gatshme (rreth 700 euro).

Lidhur me rastin në fjalë janë arrestuar: A.K, mashkull, 22 vjeç, dhe P.F, mashkull, 21 vjeç.

Të njëjtit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës.

Ndërkohë që i dyshuari i tretë i identifikuar nga ana e policisë është në kërkim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme