Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Istog, është njoftuar se sot rreth orës 00:45, tek një pikë karburanti në Istog, ka ndodhur një vjedhje, me ç’rast disa persona të panjohur janë futur në mënyre të dhunshme nga dritarja e banjos dhe kanë depërtuar në brendi të objektit për të vjedhur para të gatshme.
Njësitet relevante të Policisë së Stacionit Policor Istog, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes duke bërë sigurimin e vendngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive.
Pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve është arritur të behët identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar:
1. B.R. i lindur me 1999 m/k/sh
2. L.SH. i lindur me 2000 m/k/egjiptian.
Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, kanë pranuar veprën e kryer, ndërsa të hollat e vjedhura ju kanë kthyer pronarit, ndërsa dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje për 48- orë. Rasti cilësohet “ Vjedhje e Rëndë’. /arbresh.info/
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera