Google ADS

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’

14:54 | 24 Maj 2023
E.H

Policia e Kosovës njofton se ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme në Podujevë, me ç’rast në pranga kanë përfunduar dy persona.

Të arrestuarit M.K., 26 vjeçar dhe F.H., 63 vjeçar dyshohen se me datën 16 mars 2023, në rrugën “Mic Sokoli” në Vushtrri, kanë kryer veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’

Siç thuhet në njoftim, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale.

Pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme