Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për aksidentit në fshatin Loshkobare të Ferizajt dhe largimin nga vendi i ngjarjes në vitin 2021, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një 60 vjeçar.
Sipas njoftimit të Policisë, lidhur me rastin është arrestuar edhe pasagjeri, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar për 48 orë, bën të ditur Policia përmes njoftimit.
“Mbi bazën e disa informacioneve të pranuara, policët hetues kanë arritur që të identifikojnë veturën BMW dhe sot me datën 03.08.2023 kanë arrestuar të dyshuarin ( shoferin) I.J ( M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se me datën 31.10.2021 në fshatin Loshkobare të Ferizajt ka shkaktuar aksident komunikacioni dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu me këtë rast është arrestuar edhe pasagjeri i veturës BMW, i dyshuari R.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar .”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në kërkim janë edhe dy persona të tjerë të cilët dyshohet të kenë qenë pasagjerë në veturë, persona këta të njohur tashmë për policinë./Arbresh.info
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...