Google ADS

Arrestohen dy persona për zjarrëvënie të veturës në Ferizaj

19:06 | 25 Tetor 2024
Q L

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona për zjarrëvënie të veturës në Ferizaj.

“Tek qendra ” Village Shopping & Fun” në Ferizaj një veturë ishte kapluar nga zjarri”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, ndërsa zjarrfikësit kishin fikur zjarrin, shkruan Arbresh.info.

“Dyshohet se dy persona të maskuar i kanë vënë zjarrin veturës dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Dëmet e shkaktuara në veturë ishin rreth 20.000 euro”.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme