Me datën 16.10.2024 rreth orës 18:45 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën “Josip Rela” në Ferizaj ishte një rast i vjedhjes së rëndë.
Policët e rendit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, e më edhe hetuesit rajonal, të cilët kanë mësuar se persona të panjohur kishin vjedhur nga garazha e një shtëpie një veturë BMW X6 dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Hetuesit rajonal nën aturizim të prokurorit të shtetit kanë nisur hetimet dha pas një pune intenzive në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, fillimisht kanë identifikuar një person, i cili me makinën e tij e sjell një personin tjetër deri te shtëpia e viktimës dhe arrin të vjedhë veturën dhe të largohet në drejtim të panjohur.
Hetuesit rajonal me datën 17.10.2024 arrijnë të arrestojnë të dyshuarin e parë M.H (M/K) i moshës 51 vjeçar , të cilin pasi e intervistojnë me vendim të prokurorit ndalohet në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa, në vazhdën e hetimeve, nga hetuesit rajonal është identifikuar edhe i dyshuari kryesor, i cili kishte arritur që përmes vendosjes së një palë targave të huaja të kalon territorin e Kosovës dhe të largohet në shtetin e Serbisë.
Pas shumë përpjekjeve, hetuesit rajonal kanë rënë në kontakt me të dyshuarin F.D (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili me datën 19.10.2024 është dorëzuar në pikën kufitare me Serbinë, ndërsa ka dorëzuar edhe veturën BMW X6 tek hetuesit rajonal.
Nën përcjellje të policisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar përkohësisht vetura, deri sa të përfundojnë procedurat e kthimit te pronari i saj.
Rasti është cilësuar ” Vjedhje e rëndë”./Arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...