Sot nga Njësiti për Reagim të SHpejtë (NjRSH), janë arrestuar dy persona të dyshuar për tentativë grabitjeje të armatosur.
Aksioni është kryer rreth orës 03:00 në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, nga NJRSH, ku janë ndalur dy persona të dyshuar, të cilët po qarkullonin me veturën e tipit VW Polo (me targa të një automjeti tjetër).
Gjatë kontrollimit të tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK 47, një karikator me 6 fishekë, tri palë doreza, targat e veturës (që dyshohen të jenë të vjedhura), vetura si edhe gjësende të tjera, të cilat mund shërbejnë si dëshmi në procedurë.
Personat e arrestuar, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë: D.T., mashkull, 21-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B.B., mashkull, 21-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit nga ana e hetuesve rajonal si dhe marrjes së vendimit nga prokurori janë dërguar në qendrën mbajtjes, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale para se rasti t’i kalojë institucioneve kompetente.
Ndaj tyre janë iniciuar rastet: Grabitje në tentativë, vjedhje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. /arbresh.info/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi