Google ADS

Arrestohen dy persona për shitblerje të substancave narkotike

10:01 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se ka arrestuar dy persona në fshatin Babush në Ferizaj. Deri te arrestimi ka ardhur pasi që dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shitblerjes së substancave narkotike.

Lidhur me rastin janë konfiskuar 106 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dy vetura, pesë telefona dhe 200 euro.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme