Google ADS

Arrestohen dy persona për rrahjen që ka ndodhur sot në Mitrovicë

11:15 | 28 Korrik 2017
M. A.

Policia e Kosovës ka dhënë informacione për rrahjen që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Shupkovc të Mitrovicë, për çka ka arrestuar dy persona.

Sipas policisë, të arrestuarit dyshohen për lëndim trupor dhe mbajtje të armëve pa leje.

Në komunikatën e policisë thuhet se të arrestuarit janë të moshave 39 dhe 25 vjeç, dhe dyshohen se kanë rrahur dy persona tjerë të moshave 67 dhe 33 vjeç.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘lëndim trupor’ dhe ‘Mbajtje pronësi, kontrolle, posedim të paautorizuar të armës’

Mitrovicë, 28 Korrik 2017

Sot me datën 28 Korrik 2017, rreth orës 03:38 të mëngjesit, në stacionin policor ‘’Jugu’’ në Mitrovicë, dy personat H.Z., 67 vjeçar dhe A.Z., 33vjeqar, kanë deklaruar se janë rrahur nga disa persona në fshatin Shupkovc.

Njësitë policore pas marrjes se informatës, kanë shkuar në vend të ngjarjes, ku kanëarrestuar dy persona të dyshuar, B.S., 39 vjeçar dhe P.S., 25 vjeçar dhe gjatë marrjes së deklaratës, kanë arritur të marrin informatën se të dyshuarit në fjalë posedojnë një armë zjarri.

Si prove materiale nga policia nga i dyshuari P.S., 25 vjeçar është konfiskuar një armë AK 47 me numër serik C 86238, me një karikator me dy fishek.

Personat e dyshuar B.S., 39 vjeçar dhe P.S., 25 vjeçar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve në fjalë është iniciuar procedurë ‘Lëndim trupor’ dhe ‘Mbajtje pronësi, kontrolle, posedim të paautorizuar të armës’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme